Në kryeqytet dhe në mbi 10 qytete të mëdha të vendit u zhvillua protestë kombëtare. Në Ruse u bllokua rruga drejt Urës së Danubit dhe kufiri me Rumaninë. Kërkesat për dorëheqje të qeverisë, Kryeministrit dhe Kryeprokurorit mbeten të pandryshuara tashmë 21 ditë. Pasi gjatë ditës dhjetëra të pakënaqur bllokonin periodikisht udhëkryqe kryesore, në mbrëmje në protestë kishte një procesion të shkurtër që nga Pallati i Gjykatës deri në godinat qeveritare në qendër të Sofjes, ku u bashkuan me të pakënaqurit e tjerë, të cilët zhvilluan miting.
Oratorët deklaruan se do të mbeten në çadra në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, ku janë godinat e Kuvendit Popullor, të qeverisë dhe të Presidencës, derisa të mos marrin dorëheqjet e kërkuara.
Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për ndalim të bllokadave që të mos vështirësohet lëvizja e qytetarëve të tjerë dhe akuzoi një prej organizatorëve të protestës se ka kërkuar që t’i bëjë atij PR politik kundrejt pagesës, por Kryeministri e ka refuzuar ofertën.Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..