Në kryeqytet dhe në mbi 10 qytete të mëdha të vendit u zhvillua protestë kombëtare. Në Ruse u bllokua rruga drejt Urës së Danubit dhe kufiri me Rumaninë. Kërkesat për dorëheqje të qeverisë, Kryeministrit dhe Kryeprokurorit mbeten të pandryshuara tashmë 21 ditë. Pasi gjatë ditës dhjetëra të pakënaqur bllokonin periodikisht udhëkryqe kryesore, në mbrëmje në protestë kishte një procesion të shkurtër që nga Pallati i Gjykatës deri në godinat qeveritare në qendër të Sofjes, ku u bashkuan me të pakënaqurit e tjerë, të cilët zhvilluan miting.
Oratorët deklaruan se do të mbeten në çadra në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, ku janë godinat e Kuvendit Popullor, të qeverisë dhe të Presidencës, derisa të mos marrin dorëheqjet e kërkuara.
Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për ndalim të bllokadave që të mos vështirësohet lëvizja e qytetarëve të tjerë dhe akuzoi një prej organizatorëve të protestës se ka kërkuar që t’i bëjë atij PR politik kundrejt pagesës, por Kryeministri e ka refuzuar ofertën.Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja..