Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja u gdhi mе udhëkryqe të bllokuara, bullgarët jashtë shtetit po kështu protestojnë

Foto: BTA

Me dy kryqëzime kyçe të bllokuara – në” Orlov most”/ura e Shqiponjave/ dhe nëpër bulevardin “Car Osvoboditel” në afërsi me Presidencën, u gdhi Sofja pas ditës së 21 të protestave. Kërkesat janë për dorëheqjen e qeverisë, të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev dhe për votim elektronik. Në kryqëzimet protestuesit kanë hapur çadra. Drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Sofjes komisari i lartë Gjeorgji Haxhiev personalisht ka biseduar me protestuesit dhe u ka drejtuar lutje  të mos bllokojnë lëvizjen, meqenëse u pengojnë qytetarëve të tjerë të shkojnë në punë, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Përpara minutave në brifingun e zhvilluar Haxhiev  paralajmëroi se, sot pret probleme serioze me lëvizjen nëpër kryeqytet dhe se ka rrezik për ndeshje fizike midis protestuesve dhe qytetarëve të tjerë. Protesta ka dhe në një sërë qytetesh të tjera në vend - në Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse e të tjera.

Më 29 korrik, ditën e mërkurë, protesta të bullgarëve kishte dhe në Londër dhe në Këln, kurse për këtë të diel - 2 gusht, aksione të protestës të bashkatdhetarëve tanë organizohen në Vjenë, Londër, Berlin, Oslo, Madrid, Pragë, Montreal, Toronto dhe Athinë, transmetoi kanali televiziv-BTV.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD