Vazhdon bllokimi i dy udhëkryqeve të rëndësishme në Sofje – Ura e Shqiponjave dhe trekëndëshi i pushtetit. Njerëzit nga kampet me tenda të ngritura aty theksojnë se do të mbeten përderisa kryeministri dhe kryeprokurori do të japin dorëheqje. Këtë e njoftuan reporterët e Radios Kombëtare Bullgare. Mbrëmja e 22-të e protestave filloi me vendosjen e çadrave, shezlongjeve dhe sendeve të tjera të plazhit para godinës së qeverisë. Proteste zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..