Deputetët e Legjislaturës së 44-të dolën në pushime verore deri më 2 shtator. Sesioni i ardhshëm i rregullt parlamentargjatë vjeshtës do të jetë në sallën e re të Kuvendit Popullor në godinën e ish shtëpisë partiake në Sofje. Për transferimin e deputetëve në godinën e re njoftuan lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov dhe ministri i ambientit rrethues dhe i ujërave Emill Dimitrov, i cili tha se është ministri i fundit i cili ishte në kontroll parlamentar në këtë sallë. Ai lexoi para të gjithëve deklaratën e betimit të përfaqësuesve popullorë gjë që e ngriti më këmbë të gjithë deputetët.
Godina e Kuvendit Popullor në të cilën deri tashti kuvendonte parlamenti bullgar mbi të cilën lexohet mbishkrimi “Bashkimi e bënë forcën” pas shtatorit do të shfrytëzohet për aktivitete zyrtare.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..