U bëj thirrje protestuesve në tendat të kuptojnë se kjo nuk është një mënyrë e arsyeshme për dialog. Këtë e tha para centralit partiak të partisë në pushteti GERB deputeti Aleksandër Nenkov. Nuk është e mundshme që pakica të caktojë se çfarë të ndodhë në shtet, është kategorik politiku. GERB nuk është dakord se protesta është paqësore. Po flasim për bllokimin e një qyteti me dy milion banorë, të autostradave, gjë që nuk mund të shihet asgjëkund në botë. Sipas Nenkovit zgjedhje të parakohshme tani do të jetë abdikim. Kush do të qeverisë vendin vendoset në zgjedhje, transmetoi BTA.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..