Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Paradise with you“ - debutim për A.L.K.S. në konkursin për këngë të Radios Kombëtare Bullgare

Foto: Facebook /ALEKS

Mes 13 këngëve në finalen e evenimentit të 51 të konkursit të radios për një këngë pop dhe rok të re bullgare “Pranvera 2020” u dallua „Paradise with you“, e cila sivjet fitoi çmimin për debutues. Autor i saj  dhe interpretues është Aleksandër Gjeorgjiev A.L.E.K.S.

“Ndihem shumë i lumturuar se çdo ditë mund të bëjë këtë të cilën e pëlqej për ta bërë - të shkruaj dhe të interpretoj muzikë-thotë ai. Kuptova për këtë konkurs rreth një nga pjesëmarrjet e mia në klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare “BG Top 20”. Dhe kështu shkrova këngën “Paradise with you” - posaçërisht për konkursin “Pranvera 2020”. E shkrova shumë shpejt meqenëse pata një frymëzim-një stimul qe pjesëmarrja në këtë konkurs. Mendoj se është me një rëndësi të madhe për një artist të jetë maksimalisht individual në çdo një drejtim. Prandaj kënga është krejtësisht e imja prej autori. Kuptohet, kur kam pjesëmarrje “aty për aty” përpara publikut në skenë jam me miqtë dhe kolegët e mi. Sa i përket dekoratës, të cilën e fitova në edicionin e 51 të konkursit “Pranvera 2020”, qesh tepër i befasuar. Ky është një nder mjaft i madh për mua, duke pasur parasysh se çfarë muzikantësh kanë fituar dekorata gjatë viteve”.



Aleksandër Gjergjiev prej 8 vjetëve jeton me familjen e vet në Mançestër - Angli. Ai merret vetëm me muzikë, kurse prej 2 vjetëve mëson në Institutin Muzikor. Deri në këtë moment kompozicionet të cilat i krijon janë vetëm në gjuhën angleze, por Aleks ka një dëshirë të madhe të afirmohet dhe në skenën atdhetare. Prandaj tani, pas pjesëmarrjes së vet në Konkursin “Pranvera 2020” dhe në klasifikimin BG Top 20, ai i kushton një vëmendje të madhe gjuhës bullgare. Por, thotë se, ka akoma se çfarë të mësojë, që të mund t’i lejojë vetes të shkruajë tekste në gjuhën e nënës.

Aleks ka pjesëmarrje skenike përpara një tipi të ndryshëm të publikut, por asnjëherë nuk i ndan njerëzit. Meqenëse është shumë kritik ndaj vetes, thotë se është me rëndësi që gjithmonë të prezantohet në nivelin e duhur pavarësisht nëse është në klub ose në ndonjë skenë të madhe të ndonjë festivali. Si një krijues i ri për të me një rëndësi të madhe është të mund të arrijë deri tek njerëzit me idetë i tij krijuese, me ndjenjat  dhe vështrimin drejt jetës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /ALEKS


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko Opera Fest 2025 mbledh dashamirët e muzikës nën qiellin me yje

Nga data 28 deri më 30 gusht, në sheshin qendror “Nikolla Vapcarov” të qytetit malor turistik Bansko, do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Bansko Opera Fest. Gjatë tre netëve nën qiell të hapur, publiku do të shijojë një përzgjedhje të pasur..

botuar më 25-08-28 7.45.PD

Yje të operës botërore në kryeqytetin bullgar

Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva  synon që festivali dy-ditor "Gala në Sofje" të bëhet një traditë vjetore - një urë lidhëse midis..

botuar më 25-08-28 6.50.PD

“Deti dhe toka” - një këngë verore me frymë detare

Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione pozitive – me ritme të gjalla dhe ndjesi verore. Kjo mund të thuhet edhe për këngën e tij më të re –..

botuar më 25-08-27 2.25.MD