Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Shkencave Natyrore ofron shëtitje 3D nëpër arkivat e tij

Muzeu i Shkencave Natyrore
Foto: Ani Petrova

Muzeu i Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje tashmë u ofron adhuruesve të shkencave natyrore një shëtitje virtuale 3D.

Në një sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë janë paraqitur mostra të shumëllojshmërisë biologjike dhe minerale të Tokës, kampione nga Hëna, si dhe modeli i një meteoriti nga Marsi...

Ndër eksponatet më tërheqëse në Muze është ariu i murrmë – mbajtës i një medaljeje në Ekspozitën Botërore të Gjuetisë në Berlin në vitin 1937.

Mund të shihen lloje të rralla, madje lloje tashmë të zhdukura të kafshëve në Bullgari, si Foka e Mesdheut (Monachus monachus) dhe një lloj i rrallë i hutës - Gypaetus barbatus, njoftojnë nga Muzeu.

Radio Bullgaria ju fton të bëni edhe ju një shëtitje KËTU!


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD