Po vazhdojnë protestat në Bullgari me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit dhe për aplikimin e votimit me makina. Mbeten të bllokuara tri pika kryesore në Sofje nga kampet me çadra të protestuesve – Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), para Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe pranë Presidencës, bëri të ditur korrespondenti i BNR-së Daniell Inkov.
Për shkak të bllokadave mbeten të ndryshuara itineraret e transportit urban në kryeqytet. Në një briefing të improvizuar iniciatorët e protestave nga e ashtuquajtura “Trioja Helmuese” u ankuan se telefonat e tyre përgjohen.
Pritet që kjo mbrëmje të bllokohet edhe sheshi para Bashkisë së Varnësnë kryeqytetin tonë detar pranë Detit të Zi.
Po vazhdon bllokada në rrugën mes Stara Zagorës dhe Haskovos, Bullgari Jugore, tek dalja drejt autostradës “Trakia”. Atje aksioni i protestës filloi që në fund të javës së kaluar.
Protesta organizojnë edhe bullgarët në Bruksel, Pragë, Birmingham, Sidnej, Monreal dhe në një sërë qytetesh të tjera në botë.Ka gatishmëri për protesta në të paktën katër ose pesë fusha të sektorit publik me kërkesa për paga më të larta, njoftoi Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, raportoi BNR. Sipas analizës..
Ndërtimi i Korridorit Vertikal të Gazit është një simbol i partneritetit evropian, transferimit të teknologjisë dhe krijimit të kooperativave në ndërtimin e rrjeteve të tilla, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën..