Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov dhe rusi Daniil Medvedev janë kapur nga policia në Monako duke drejtuar veturë me shpejtësi mbi atë të lejuar, bëri të ditur BNR, cituar një media vendase. Të dyve u është vendosur gjobë prej 750 eurosh dhe ua kanë marrë përkohshëm patentën e shoferit.
Bullgari është kthyer nga turneu demonstrativ i Patrik Muratoglu në Nice të Francës. Tenistët kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre në Turneun Masters në Sinsinati, i cili sivjet fillon më 20 gusht në Nju Jork. Medvedev është kampion atje vitin e kaluar, ndërsa Dimitrov – në vitin 2017.
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..