Mundësia për valë të dytë të Covid-19 është reale. Zhvillimi i pandemisë është në varësi të respektimit të masave kundërepidemike. Aktualisht po e shohim efektin e refuzimit të kufizimeve pas masave të rrepta, tha para BNR-së prof. Hristo Najdenski, udhëheqës i Departamentit të Mikrobiologjisë Infektive në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Ndoshta në fund të vitit, po të ketë vaksinë, qeveria do t’i zbutë masat, është i mendimit shkencëtari.
Prof. Najdenski shpjegoi se për shkak të kritereve të ndryshme dhe që të mos ndalohet financimi i projekteve të tjera studimet për vaksinën bullgare kundër koronavirusit nuk do të financohen nga Fondi “Studime Shkencore”, por nga mjetet rezervë të Akademisë Bullgare të Shkencave.Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..