Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më këmbë ose me biçikletë nëpër malet - aventura përsëri është në modë

Ekskursionet me karakter aventuresk janë fytyra e re e turizmit bullgar dhe një mënyrë për të dalë nga rruga pa krye, në të cilën gjendet ai për shkak të pandemisë nga Covid-19.

Që tani është e qartë, se për një kohë të gjatë akoma turistët do të preferojnë të pushojnë në mënyrë më të vetmuar, do të udhëtojnë në mënyrë familjare ose me miq të afërm në emër të sigurisë. Por, si të kthemi në mikpritës të shklqyer, kështu që të preferojnë hotelin tonë, detin apo malin? Përgjigja e mundshme është - duke shfaqur më shumë imagjinatë që të propozojmë një përjetim të cilin do ta mbajnë mend.

Duke marrë parasysh prognozën e kohës si dhe këshillat e banuesve vendas, pushimi në ndonjë nga malet bullgare mund të lërë kujtime të paharrueshme. Peizazhi i bukur propozon mundësi të shumta në numër për shëtitje më këmbë, me biçikletë, me motor ose me kuaj, dhe po kështu ngjitje shkëmbore, alpinizëm, shpeleologji. Rrjeti i parqeve kombëtare dhe natyrore bashkë me kureshtjet natyrore përreth japin mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e foto-safari. Por, përse të mos të drejtohemi për shëtitje nëpër ndonjë nga shtigjet e shumta të shënuara.


Le të mos mashtrohemi se turizmi aventuresk është i arritshëm për çdo njeri. Disa nga llojshmëritë e tij kërkojnë përgatitje shumëvjeçare, njohuri të posaçme, formë të shkëlqyer fizike dhe trupore dhe cilësi fare pa kompromise të pajisjeve të duhura, kurse kjo me siguri nuk është fare gjë e lirë.

Një nga format e praktikuara në mënyrë masive të turizmit aventuresk është çiklizmi malor. Për të pajisja është e pranishme, kurse vendi ynë është mes prodhuesve më të mëdhenj të biçikletave  në Evropë. Mauntinbajku siç e quajnë akoma, është shumë i njohur në Bullgari jo vetëm për shkak të pasurisë së terreneve dhe të peizazheve nëpër male, por dhe në sajë të kushteve të shkëlqyera  për ngasjen e biçikletës malore.  


Vendpushimet Pamporovo dhe Borovec treguan një largpamësi dhe parashikim duke iu përgjigjur kërkesave dhe orientimeve të ndryshuara të turistëve. Parqet për biçikleta të cilat i krijuan në territorin e vet , tanimë janë shumë mirë të njohura nga turistët. Dhe meqenëse vendet për pushim dhe sport propozojnë një produkt me cilësi me jehona të shkëlqyera nëpër botë, shumë ngjarje sportive si dhe gara të ndryshme prej viteve zhvillohen në territorin e tyre.

Kohët e fundit parku i biçikletave në Pamporovo u bë mikpritës i njërës prej ngjarjeve më të shumëpritura çiklistike tek ne “Pamporovo Bajk Fest 2020”, me pjesëmarrjen e mbi 120 sportistëve tanë dhe të huaj. Ngjarja është një pjesë nga kalendari i Bashkimit Ndërkombëtar Çiklistik dhe sjellë pika për ranglistën botërore, kurse finalet e tij për herë të parë u transmetuan aty për aty në internet.

Një informacion tjetër i dobishëm për adhuruesit e çiklizmit është se nga data 16 korrik me rifillimin e funksionimit të teleferikëve i qe dhënë start zyrtar bajk-stinës për park të biçikletave “Pamporovo”, i cili është parku më i madh i specializuar për çiklizmin malor në Bullgari dhe në regjion. Traseja për tu lëshuar nën majën Snezhanka është me një gjatësi afro 2 kilometra  dhe është një nga vendet më atraktive në vend.

Më shumë informacion për parqet malore të çiklizmit mund të gjeni këtu:

https://pamporovo.me/bg/summer/info/velo-park

http://bikepark.borovets-bg.com/bg/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD