Subvencionimi i fluturimeve çartër për shpëtimin e sezonit veror turistik vonoi, mendojnë operatorë turistikë nga Burgas. Ata ngulin këmbë për më shumë zhdërvjelltësi në përkrahjen e turizmit, subvencionim të transportit me autobusë dhe përgatitje që tani për stinën dimërore. Sipas kryetarit të Dhomës Turistike në qytetin Burgas Ivan Ivanov nuk ka nga ku të vijnë 400 mijë turistët e pritur sivjet, sepse në gusht nuk u zgjidh çështja me dy tregje të mëdha turistike – atë në Rusi dhe Britani. Në Burgas u planifikuan të mbërrijnë më se 1500 fluturime çartër, shumica nga Gjermania dhe Rusia. Mirëpo, në këtë sfond Gjermania planifikon kufizimin e udhëtimeve për në Bullgari për shkak të situatës me kronavirusin, ndërsa fluturimet nga Rusia anulohen, njoftoi korrespondentja e RKB Daniella Kostadinova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..