Nuk ka të dhëna për shtetas të lënduar bullgarë gjatë shpërthimit në kryeqytetin e Libanit Bejrut, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.
Shpërthimi në rajonin e portit ka qenë jo larg Ambasadës bullgare në Bejrut, por nuk ka nëpunës të dëmtuar. Në katër kate të godinës ka dëme minimale prej dritareve të thyera. Ambasadori bullgar në Bejrut Bojan Velev tha para televizionit Nova se ka dëgjuar dy shpërthime njëri pas tjetrit.
Rojters transmetoi se gjatë tragjedisë kanë vdekur mbi 100 veta, ndërsa të plagosurit janë mbi 4000. Presidenti Michel Aoun tha se eksplozioni është shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoniumi i cili është ruajtur në një depo të rrezikshme të vjetër që nga viti 2015. Zjarri ka shpërthyer gjatë punimeve të remontit.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme  Ekaterina Zaharieva shprehu ngushëllime dhe solidaritet ndaj popullit të  Libanit dhe të afërmve të të vdekurve gjatë shpërthimit në Bejrut. Zaharieva i  dërgoi telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së  Libanit Charbel  Wehbe. U urojmë një rimëkëmbje të shpejtë të plagosurve, shënon  Zaharieva në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut të saj, bëri të ditur  MPJ-ja e Bullgarisë. 
Kryeministri Bojko Borisov gjithashtu i dërgoi telegram  ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Libanit Hasan Diab me rastin e incidentit  tragjik, bëri të ditur zyra e shtypit e qeverisë.
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..