Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka të dhëna për shtetas të lënduar bullgarë gjatë shpërthimit në Bejrut

| rinovuar më 20-08-05 12.08.MD
Foto: ЕPA/BGNES

Nuk ka të dhëna për shtetas të lënduar bullgarë gjatë shpërthimit në kryeqytetin e Libanit Bejrut, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.

Shpërthimi në rajonin e portit ka qenë jo larg Ambasadës bullgare në Bejrut, por nuk ka nëpunës të dëmtuar. Në katër kate të godinës ka dëme minimale prej dritareve të thyera. Ambasadori bullgar në Bejrut Bojan Velev tha para televizionit Nova se ka dëgjuar dy shpërthime njëri pas tjetrit.

Rojters transmetoi se gjatë tragjedisë kanë vdekur mbi 100 veta, ndërsa të plagosurit janë mbi 4000. Presidenti Michel Aoun tha se eksplozioni është shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoniumi i cili është ruajtur në një depo të rrezikshme të vjetër që nga viti 2015. Zjarri ka shpërthyer gjatë punimeve të remontit.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva shprehu ngushëllime dhe solidaritet ndaj popullit të Libanit dhe të afërmve të të vdekurve gjatë shpërthimit në Bejrut. Zaharieva i dërgoi telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Libanit Charbel Wehbe. U urojmë një rimëkëmbje të shpejtë të plagosurve, shënon Zaharieva në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut të saj, bëri të ditur MPJ-ja e Bullgarisë.

Kryeministri Bojko Borisov gjithashtu i dërgoi telegram ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Libanit Hasan Diab me rastin e incidentit tragjik, bëri të ditur zyra e shtypit e qeverisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD

Bullgaria mbështetet te konsujt e nderit në vendin tonë për të krijuar partneritete të reja

Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..

botuar më 25-11-03 6.24.MD

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..

botuar më 25-11-03 5.24.MD