Ditën e 28 të protestave antiqeveritare në Sofje për shkak të konferencës së partisë GERB në “Sofja Tehpark” organizata “Rrjet proteste” thirri një “kontra-konferencë masive për dorëheqje”.
Në kryeqytet mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore, transmetoi një korrespondent i BNR-së.
Para mesnatës dhjetëra protestues bënë provë që të bllokojnë me kamp çadrash trafikun drejt pikëkalimit kufitar për në Turqi “Kapitan Andreevo”. Pasi u zhvilluan bisedime me protestuesit ata u rrethuan dhe u shtynë nga policia.
Grupi në Facebook “Nuk e përkrah protestën” grumbulloi nënshkrime në përkrahje të ankesës në Prokurori për huliganizëm dhe cinizëm nga ana e protestuesve, bëri të ditur BNR. Ankesa është kundër bllokimit të udhëkryqeve, ndërsa iniciatorët e saj mbrojnë të drejtën e vet të lëvizjes së lirë, të punës dhe të pushimeve.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..