Përplasje fizike kishte midis burrave me maska dhe protestuesve kundër qeverisë para dhe pas Konferencës Kombëtare të Partisë GERB në Sofje. Një pjesë prej të rinjve që sulmuan demonstruesit përdorën agresion edhe kundër gazetarëve, ndër të cilët ishte edhe Polina Paunova nga “Evropa e Lirë”. Kur ajo u përpoq të fotografojë burrat agresiv, ata e morën dhe e hodhën celularin e saj. Nga qendra e shtypit e partisë GERB theksuan para “Evropës së Lirë” se burrat agresiv ishin provokatorë dhe se ata u orvatën të sulmojnë edhe përkrahësit e GERB-it.
Policë formuan kordon për të larguar demonstruesit, por provokatorët nuk u arrestuan, transmetoi reporteri i RKB.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..