Një studim i agjencisë “Market Links” tregon se partia në pushtet “GERB” dhe partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” gëzojnë përkrahje të njëjtë elektorale – 15%. Në vend të tretë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 13.5% përkrahje. “Bullgaria Demokratike” e cila dominon në protesta ka 6.6% përkrahje – një rezultat shumë i afërt me përkrahjen për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (partia e e turqve etnikë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari) – 6.3%.
Ndër politikanët përkrahje më të madhe gëzon Presidenti Rumen Radev - 51,3%, pas tij është shoumeni Sllavi Trifonov, Kryeministri Bojko Borisov gëzon 20,7%. Miratimi ndaj partisë në pushtet GERB është më i madh nga ai ndaj Bojko Borisovit, deklaroi sociologu Zhivko Kolev para televizionit BTV.Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..