Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Baçev fluturon mbi ujë me kitesurf dhe ëndërron për medalje olimpike

Njerëzit me frymë kërkuese dalin për të gjetur shufra prej floriri, pendë të strucit dhe vogëlsira të tjera, por shumë pak mes tyre orë të tëra qëndrojnë në ndonjë plazh që të presin erën. Njerëzit të cilët kërkojnë erën me durim ulen në rërë, por sapo e dëgjojnë zhurmën e ajrit sikur ai i thërret, nisin vallëzim ajror diku aty në largësi - derisa valët e detit pikturojnë gunga mbi sipërfaqe.

Aleksandër Baçev 23 vjeç është i racës së kërkuesve të erës. Tanimë 11 vjet me radhë ai miqësohet me erën dhe i hipur mbi kitesurf kalëron si të thuash dallgët, fluturon me pulëbardhat dhe sprovon vullnetin e vet në regata. Ai ka një lidhje shumë speciale me detin, të cilën shpreson që të mos e humbasë asnjëherë.  

“Liria është shumë e rëndësishme për mua. Unë nuk jam i mësuar që të kufizohem. Madje dhe në sport kam gjetur mënyrë që të jem i lirë dhe kjo më sjellë një kënaqësi të madhe-thotë ai.”

Prandaj dhe i vjen keq se nuk mundet të protestojë çdo natë me mijëra vërsnikët e tij nëpër sheshet.


“Unë e miratoj protestën e njerëzve të rinj dhe jo vetëm të të rinjve, sepse shteti ynë nuk drejtohet në mënyrë demokratike dhe ky model duhet të ndryshohet - thotë Aleksandër. Unë u simpatizoj dhe protestoj atëherë kur mundem dhe ashtu siç mundem. Por, me qenë se në këtë moment po përgatitem për kampionatin evropian në mesin e muajit gusht, gjendem në det dhe stërvitem, prandaj nuk jam në rrugë”.

Aleksandër hipën për herë të parë në windsurfnë kampingun “Gradina” dhe në po këtë stinë shkon për garë në qytetin Primorsko. Por, duke vërejtur babin e tij si dhe garuesit e tjerë në kitesurfing në gji, i uron vetes dhe ai të mund të mësohet. Dhe kështu shumë shpejt e lë windsurfing-un dhe i përkushtohet kitesurfing-ut. Sot ai garon në disiplinën kitesurfing - regatë klasike me vela, vetëm se jo me varka por mbi dërrasë.

“Ajo, që përdor në ujë quhet hidrofol ose krahë të nënujshëm - sqaron ai. Nën dërrasë gjendet një pajisje, e cila i përngjan pak avionit me një krahë të madh përpara dhe një krah të vogël mbrapa dhe punon mbi të njëjtin parim si në ajër. Kur  njeriu lëviz, krahët prodhojnë një forcë ngritëse dhe e ngrenë dërrasën mbi ujë. Në këtë mënyrë sipërfaqet në kontakt me të janë shumë më pak, rezistenca zvogëlohet ndjeshëm, shpejtësia shtohet dhe ka shumë më tepër adrenalinë”.

E gjithë kjo i lejon kitesurfing-ut të ngrihet në një lartësi prej rreth 30 centimetrave mbi ujë dhe të lëvizet me një shpejtësi prej afro 70 kilometra në orë. Në cilëndo garë që të marr pjesë, Aleksandër pothuajse gjithmonë klasifikohet në dhjetëshen e parë. Sukseset e veta më të mëdha i arrin në kampionatin botëror, duke u renditur i pestë, dhe në vendin e katërt në lojërat e para botërore të plazhit. Qëllimi i tij i afërt është të prezantohet mirë në kampionatin e ardhshëm evropian në Poloni, kurse ai i largët - të marrë kuotë për olimpiadën në Paris gjatë vitit 2024, kur sporti i tij do të debutojë në forumin më të madh sportiv.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv Aleksandër Baçevit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Julijana Janeva

Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Mundjes

Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..

botuar më 25-09-19 9.16.PD

Kombëtarja e volejbollit do të luajë në 1/8 e finales Ditën e Pavarësisë

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë. Ndeshja do të..

botuar më 25-09-18 1.32.MD

Bullgaria kryeson grupin në Kampionatin Botëror të Volejbollit dhe kualifikohet për 1/8 e finales

Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..

botuar më 25-09-17 12.01.MD