Ministri i Ekologjisë Emill Dimitrov hodhi poshtë informacionin se në Devnja /Bullgari Verilindore/ digjen materiale të rrezikshme nga Britania e Madhe, siç ishte shpallur në rrjetet sociale. Tek ne nuk digjen materiale radioaktive, tha në një konferencë për shtyp në Burgas Ministri.
Në Bullgari mund të digjen 50% mbeturina vendase dhe 50% mbeturina të huaja. E trembim popullsinë pa pasur nevojë. Në të kaluarën ka pasur vetëm një rast të mbeturinave të rrezikshme dhe përkatësisht ishin marrë masat e domosdoshme dhe kontejnerët u kthyen në Itali. Ne nuk mund të ndalojmë asnjë vend të BE-së të importojë dhe as ato mund të ndalojnë eksportimin e mbeturinave nga vendi ynë, tha Ministri.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..