Shpresoj shumë që tragjedia në Liban t’i bëjë liderët në regjion për të kuptuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të përballimit të katastrofës humanitare, por edhe për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara. Ndoshta nuk ka konflikt në regjion, i cili të mos dalë nga territori i vendit konkret, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar koordinatori special i OKB-së për Procesin Paqësor në Lindjen e Mesme Nikollaj Mlladenov. Problemet nuk mund të izolohen dhe të zgjidhen vetëm në një shtet.
Libani i ka sfidat e veta specifike në lidhje me strukturën politike, kontrollin e armëve, konfliktet me fqinjët. Ato duhet të zgjidhen në dobi të njerëzve, të cilët kërkojnë institucione efikase dhe ekonomi funksionuese, është i mendimit ish-Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme.Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..