Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit: Çadrat do të kthehen atje ku ishin

| rinovuar më 20-08-07 5.56.MD
Arman Babikjan
Foto: BGNES

Çadrat do të kthehen atje ku ishin, madje në më shumë vende! Frika e autoriteteve nga protesta e lirë e qytetarëve nuk do të fitojë”. Këtë e tha PR-eksperti Arman Babikjan – një prej organizatorëve të protestave antiqeveritare nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar”, i cili këtë natë ishte arrestuar për pak nga policia. Ai bëri thirrje që qytetarët të përfshihen në protestën masive antiqeveritare të planifikuar për sonte nga ora 20.00.

Nga ana e vet Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kryeqytetit deklaroi se deri tani ka pasur një tolerancë tepër të madhe ndaj protestuesve dhe tashmë nuk do të lejohet bllokimi i udhëkryqeve. “Çdo një shtetas do të ketë mundësi të lëvizet lirisht”, vuri në dukje Toni Todorov, zëvendës shef i Policisë së Sigurimit në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Kryeqytetit, bënë të ditur reporterët e BNR-së.

Më e rëndësishmja është që të mos ketë dhunë policore. Kështu komentoi Presidenti Rumen Radev protestat sonte para reporteres së BNR-së Julijana Kornazheva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..

botuar më 25-09-19 6.23.MD
Ruzha Ignatova

Në Gjermani ngritën akuza kundër "mbretëreshës së kriptovalutave" Ruzha Ignatova

Prokuroria në Gjermani ngriti akuza kundër Ruzha Ignatovës për të shmangur skadimin e afatit të ndjekjes penale për krimet e dyshuara, deklaroi kreu i zyrës së prokurorisë në Bielefeld, Karsten Novak. Gruaja, e cila ka shtetësi bullgare dhe gjermane,..

botuar më 25-09-19 4.21.MD