Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit do të protestojnë edhe këtë fundjavë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit. Demonstrata do të zhvillohen në 24 qytete në 10 vende, mësoi Radio Bullgaria nga bullgarët që banojnë jasht.
Në Gjermani janë organizuar protesta në Berlin, Këln, Manhajm dhe Hamburg. Bullgarët në Britaninë e Madhe do të protestojnë në London, Oksford dhe në Birmingham. Do të ketë protesta edhe në kryeqytetet të Francës, Çekisë, Norvegjisë dhe Holandës. Në SHBA janë parashikuar demonstrata në Boston, Nju Jork dhe Çikago, në Kanada – në Vankuvër, Toronto dhe Monreal, në Australi – në Sidnei, Perth, Adelaida, Melborn dhe Brisbane, në Zelandën e Re – në Okland.
Fundjavën e kaluar bullgarët jashtë shtetit nga 12 shtete përkrahën me protestën e vet bashkatdhetarët tanë, të cilët tashmë një muaj dalin në sheshet e Bullgarisë. Përtej kufirit po përgatiten letra për misionet diplomatike, që të njihen me kërkesat e pakënaqurve nga pushteti, si dhe një protestë e përbashkët para selisë së Komisionit Evropian.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..