Jeta në qytetin e madh me një infrastrukturë të keqe dhe një lidhje jo aq të mirë për nga transporti shumë shpesh kthehet në një sprovë dhe shkak për nerva të shumta e të tepërta. Për t’ju shmangur mangësive dhe telasheve në qendër me makinë personale gjithnjë e më shumë njerëz shfrytëzojnë mënyra alternative të ndryshme për të lëvizur.
Pikërisht këtë e propozojnë mjetet e transportit, të bashkuara nga termi i cili po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh “micromobility” /mikro-mobilitet/. Mes tyre renditen skuterët elektrikë dhe skuterët me një peshë nën 500 kilogramë, që përdoren në shumë qytete evropiane dhe botërore. Një nga shtesat e reja në këtë segment përbën hibridi me energji elektrike i cili është diçka në mes të biçikletës dhe të skuterit, i krijuar nga inxhinieri bullgar i automobilave Cvetan Iliev.
“Kur u paraqit skica e parë e modelit, fillova të jetoj në Sofje dhe udhëtimi deri në vendin e punës doli se është një proces jashtëzakonisht ngarkues për shkak të trafikut dhe të mosrespektimit të rregullave për lëvizje - tregon Cvetan Iliev. Qëllimi im qe që të propozoj diçka të ndryshme, por jo dhe mjaft të çmendur. Prandaj bëra llogarinë se një kombinim midis biçikletës dhe skuterit është një koncept, i cili ja vlen ta zhvilloj më tej. Ngulmova tek një dizajn më specifik, i cili e dallon shpikjen nga modelet e tjera të ngjashme në treg”.
Siç e dimë, çdo një mjet transportues hibrid i ka prioritetet e veta, por dhe mangësitë. Sa i përket shpikjes së inxhinierit Cvetan Iliev prioritetet janë më shumë - qëndrueshmëri, rezistencë, manovrueshmëri, dhe një kënaqësi nga lëvizja.
“Hibridi ofron mundësinë të përdoren një sërë aksesorësh të biçikletave dhe infrastrukturë - një kosh në timon, dhe mekanizma kyçëse - sqaron inxhinieri. Duke e krahasuar me biçikletën, prioriteti kryesor është se ka shumë më pak pjesë lëvizëse, kurse kjo çon deri në një çmim më të ulët, deri në një besueshmëri më të lartë dhe zvogëlon seriozisht nevojën për mirëmbajtje. Një mangësi për disa njerëz mbase do të jetë mungesa e vendit për t’u ulur. Por për mua kjo më tepër është një prioritet, me qenë se kur je i ulur gjatë gjithë ditës përpara kompjuterit në dhomë, asgjë nuk të pengon për 15-20 minuta të qëndrosh drejt”.
Prodhimi në seri i hibridit është prioriteti tjetër për Cvetan Ilievin dhe prej një viti ai po punon mbi arritjen e tij. Pohon se has vështirësi me grumbullimin e kapitalit fillestar. Por me qenë se në këtë moment po bisedon me një investues potencial, inxhinieri shpreson të fillojë punimin e pajisjes që nga periudha e vjeshtës. Sa u përket mundësive për zhvillim të këtij tipi automjeti ekologjik, ai prognozon se janë të shumta dhe tanimë do të rriten edhe më shumë.
“Kur e nisa këtë projekt, bëra një studim të hollësishëm të tregut - thotë akoma Cvetan Iliev. Përpara pandemisë nga Covid-19 e cila u dha një rritje të madhe blerjeve, numri i shitjeve të biçikletave elektrike rritej seriozisht. Tani kam porositur pjesë të reja, me qenë se disa prej tyre –për shembull ato për lëvizjen, vijnë nga furnizuesit aziatikë. Del se fabrika të mëdha nuk kanë kapacitetin të prodhojnë për shkak të porosive të shumta dhe të bumit në treg”. Shpikësi shton akoma se në fillim të epidemisë është ndier një ulje e lehtë dhe tërheqje e porosive, por tregu është rregulluar shumë shpejt dhe në këtë moment është përsëri në rritje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: roadhunter.bg
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..