Kolegji i Prokurorëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor doli me një deklaratë në të cilën shprehet shqetësim nga sulmet e vazhdueshme dashakeqe kundër prokurorisë së shtetit. Kjo deklaratë u provokua nga një video e kryetarit të lëvizjes “Po, Bullgaria” Hristo Ivanov, e cila sipas kolegjit është një formë e presionit politik mbi pavarësinë e prokurorisë dhe një provë për diskreditimin e saj para shoqërisë bullgare dhe partnerëve evropianë. Prokurorët janë të mendimit se akuzat për korrupsion, shpërdorim të pushtetit, angazhime politike si dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeprokurorit Ivan Geshev “përçmojnë pavarësinë dhe përdhosin prestigjin e prokurorisë dhe pushtetit gjyqësor”.
Dokumenti do t’i dërgohet Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe ambasadave të të gjitha shteteve anëtare të BE-së në Bullgari, ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..