Ditën e 34-të të protestave antiqeveritare mbeten bllokimet e dy udhëkryqeve kryesore në kryeqytet – para Këshillit të Ministrave dhe te Ura e Shqiponjave. Dita e 33-të e protestave në Sofje kaloi qetë. Para reporterëve të Radios Kombëtare Bullgare protestuesit theksuan se vendi ka nevojë për ndryshime radikale. Ata janë në pritje të vendimit të kryeministrit, për të cilin ai bëri aluzion në rrjetet sociale. Një burrë i moshuar sfidoi protestuesit duke thënë në mikrofon se nuk është për dorëheqjen. Në qytetin bregdetar Varnë një pjesë prej linjave të transportit urban janë me itinerare të ndryshuara për shkak të bllokimit të kryqëzimit para godinës së bashkisë. Në qytetin Pleven për orën 17.30 u shpall një protestë me vetura. Ish eurodeputeti Nikolaj Barekov organizoi protestë para pronës së biznesmenit dhe bos mediatik Ivo Prokopiev në rajonin Buxhaka afër qytetit bregdetar Sozopoll. Ai thekson, se kjo pronë u ndërtua mbi shkëmbinjtë dhe i pengon qasjes së njerëzve deri në bregdet dhe Gjirin e Parajsës, njofton Radioja Kombëtare Bullgare – Burgas.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..