Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestë para pronës së biznesmenit dhe bos mediatik Ivo Prokopiev

Foto: Daniella Kostadinova

Minuta  para orës 12.00 filloi protestë para pronës së biznesmenit dhe bos mediatik Ivo Prokopiev në rajonin Buxhaka afër qytetit bregdetar Sozopoll. Ajo u organizua nga ish eurodeputeti Nikolaj Barekov i cili thekson, se kjo pronë u ndërtua mbi shkëmbinjtë dhe  pengon qasjen e njerëzve deri në bregdet dhe Gjirin e Parajsës. Protesta nën moton “Ia ktheni Buxhakun njerëzve” mblodhi afro 20 demonstrues të cilët vunë flamurin bullgar mbi një nga gardhat e pronës. Një kontrollim i Radios Kombëtare Bullgare zbuloi se pranë pronës ka një shteg i cili çon deri te bregu i detit. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Sozopoll Tihomir Janakiev ka 3 prona të cilat  pengojnë qasjen te bregu i detit, por ato janë në pjesën veriore të qytetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre mediat publike në Bullgari po protestojnë për paga të mira

Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..

botuar më 25-05-15 4.05.PD

Parashikimi i motit për 15 majin 2025

Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..

botuar më 25-05-14 7.35.MD

Protesta e transportit publik të kryeqytetit vazhdon për një kohë të pacaktuar

Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..

botuar më 25-05-14 5.45.MD