Krahas eksponateve nga ekspozita e vet e përhershme Muzeu Historik Regjional – Sofje hap më 13 gusht pjesën e parë të ekspozitës “Histori midis”, e cila do të vazhdojë deri në fund të shtatorit. Projekti është i fondacionit “Arti – vepra dhe dokumente”, i cili parashikon dy ekspozita me radhë (gusht-shtator, tetor-nëntor).
Në ekspozitën e parë theksi është te dy gra me fate të lidhura me ato të personaliteteve të shquara. Gjatë shtatorit do të përfshihet dhe një tregim për Magdalina Stançevën – arkeologe e njohur nga Sofja, e cila ka bërë shumë zbulime arkeologjike për kryeqytetin.
Në ekspozitën tjetër janë përfshirë vepra të artistëve bashkëkohorë kushtuar aspekteve të ndryshme të historisë së Sofjes. Një pjesë prej tyre kanë punuar mbi projekte të lidhura me periudhën pas vitit 1944.Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..