Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Revista LIK tregon historinë e 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare

| rinovuar më 25-02-26 12.57.MD
Foto: BTA

Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e themelimit të medias. Në këtë datë të vitit 1935 Car Boris III nxori një dekret me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore.

Veprimtaria shoqërohet me hapjen e ekspozitës "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve", e cila prezanton foto dhe dokumente arkivore nga fondet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe BTA.

"Radio Bullgaria (programet e BNR-së për jashtë vendit - shën. red.), me përmbajtjen e saj në 11 gjuhë, është kthyer në një portal multimedial dedikuar bullgarëve në mbarë botën. Informacionet që lidhen me jetën e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit dhe me ngjarjet në diasporat bullgare tani janë më të strukturuara dhe më të dukshme, dhe lajmet dhe temat nga Bullgaria prezantohen në një formë më të përgjithësuar, me informacionin e nevojshëm suplementar, në mënyrë që edhe njerëzit që nuk ndjekin vazhdimisht rrjedhën e informacionit të jenë të vetëdijshëm për proceset”, tha Daniell Nençev, shef i degës “Zhvillimi Strategjik” të BNR-së, duke paraqitur veprimtarinë e programeve të veçanta të medias.

Edhe sot e kësaj dite Radio Bullgaria mbetet e vetmja media në Bullgari që ofron informacion të shumëllojshëm për vendin tonë për një auditor shumë të madh jashtë shtetit në 11 gjuhë të huaja, përfshirë gjuhën shqipe.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 8 shtator 2025

Të nderuar miq, fillon programi I Radio Bullgarisë për ditën e sotme. Fillimisht, do tju njohim me dy shpikës të rinj bullgarë, Gregori Leon Furi dhe Martin Georgiev të cilët krijojnë sistem të robotizuar për barërat e këqija, duke përdorur..

botuar më 25-09-08 9.00.PD

Bullgaria sot – 5 shtator 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas do t’ju njohim me eksponate të çmuara që tregojnë për Bashkimin e Bullgarisë. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën patriotike “Një amanet”, me rastin e festës..

botuar më 25-09-05 3.00.MD

Bullgaria sot – 4 shtator 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Gjithçka mes nesh” nga Desisllava Hristova. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:57 - Lajme  15:13- Kënga e ditës

botuar më 25-09-04 3.00.MD