Edhe ditën e 37-të të protestave antiqeveritare bllokimi i tri udhëkryqeve në kryeqytet mbetet – te Ura e Shqiponjave, Universiteti i Sofjes dhe sheshi midis Këshillit të Ministrave dhe Presidencës. Me xhandarmeri herët në mëngjes u debllokua udhëkryqi i katërt të cilin protestuesit bllokuan mbrëmjen e ditës së 36 të protestave. Gjatë operacionit u arrestuan tre veta, dy prej tyre për mungesë të dokumenteve, ndërsa i treti për mosplotësim të urdhrit policor. Pak më vonë të tre ata u çliruan, transmetojnë reporterët e BNR. Mbetet kampi me tenda para bashkisë së qytetit Varnë, gjë që ditën e 10 vështirëson trafikun. Protesta kishte edhe në qytetet Bllagoevgrad, Burgas, Stara Zagora. Për sonte parashikohet protesta e radhës, e cila në kryeqytet do të kalojë nën moton “Të mbrojmë demokracinë”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..