“Është koha për përgjegjësi dhe vendosmëri. Është koha jo vetëm për ndërrimin e sistemit politik, por për restartin e shtetit”. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një thirrje drejt shtetasve bullgarë nëpërmjet rrjeteve sociale. Në të ai shpalli vendimet të cilat i mori për qeverisjen e vendit. Ai theksoi, se Partia GERB do të paraqesë një projekt për Kushtetutë të re të Bullgarisë. Ndryshimet parashikojnë që numri i deputetëve të ulet nga 240 në 120 ndërsa në Kuvendin e Madh Popullor – nga 400 në 280. Të ndërpritet veprimtaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të krijohen Këshilli Gjyqësor i Gjyqtarëve dhe Këshilli Gjyqësor i Prokurorëve, mandati i kryeprokurorit të jetë 5 vjet, jo 7. Kryeprokurori çdo 6 muaj të prezantojë para parlamentit raport për punën e Prokurorisë, ndërsa parlamenti – të miratojë.
Kryeministri Borisov tha se qeveria plotëson angazhimet – rritje ekonomike, financa të qëndrueshme, borxh të ulët të jashtëm, infrastrukturë më të mirë dhe drejton vendin përmes pandemisë me minimumin e dëmeve.
Në fund ai tha se në momentin kur Kuvendi Popullor miraton vendim për organizimin e Kuvendit të Madh Popullor ai do të tërhiqet nga posti.
Protestuesit në kryeqytet caktuan vendimet e shpallura nga kryeministri Bojko Borisov si një hap për të fituar kohë. Ata deklaruan se vazhdojnë me kërkesën për dorëheqje.
Në një seancë të jashtëzakonshme, Komisioni parlamentar i Energjisë rrëzoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet legjislative që lidhen me kompetencat e menaxherit special të Lukoil. Kuvendi Popullor miratoi një ligj që parashikon emërimin..
Presidenti Rumen Radev vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore lidhur me emërimin e një menaxheri të veçantë tregtar në rafinerinë e "Lukoil" në Burgas. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se ndryshimet minojnë sundimin e ligjit në vend, bien..
“Justifikimet e qeverisë se po presin shpalljen e ndryshimeve që kanë miratuar në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike të Lidhura me Naftën dhe Produktet e Naftës me qëllim mbrojtjen e interesit publik duke emëruar një..