Serbia vendos test i detyrueshëm PCR për të gjithë që hyjnë në territorin e saj
Shtetasit e Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë që hyjnë në Serbi duhet të kenë PCR test negativ bërë jo më vonë se sa 48 orë, transmetoi Nova TV. Vendimi hyn në fuqi nga 15 gusht dhe nuk sillet për shtetasit serbë që vijnë nga ato vende. Nga 15 gusht hiqen kufizimet për shtetasit e Malit të Zi për hyrje në Serbi.
176 janë të infektuarit nga Covid-19 të zbuluara nga 5877 teste
176 janë të infektuarit nga Covid-19 të zbuluara në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 2.99 për qind nga 5877 teste të realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. 14069 janë të gjitha rastet e zbuluara të koronavirusit në Bullgari që nga fillimi i pandemisë deri tashti. Prej tyre aktiv janë 4684. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 484. Në spital me koronavirus të zbuluar janë 824 veta, prej të cilëve 63 janë në reparte intensive. Deri tashti u shëruan 8901 veta. 422 janë të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit.
Ministri i shëndetësisë thekson, se situata me Covid-19 është nën kontroll
“Të gjitha vatrat e koronavirusit janë të zbuluara dhe spitalet mund të përballojnë situatën”, tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov. Sipas tij nuk ka rrezik që spitalet të mbeten pa shtretër, pa mjete mbrojtëse dhe pa dezinfektues. Ministër Angellov u bëri thirrje bullgarëve që të shfaqin përgjegjësi ndaj vetes dhe ndaj të afërmve, sidomos ndaj të moshuarve me sëmundje kronike.
Imuniteti për koronavirusin vazhdon të paktën disa muaj
“Pjesa e madhe e të shëruarve nga koronavirusi ose nga të infektuarit me Covid-19 pa simptoma formojnë antitrupa”, tha para BNR docentja Snezhina Mihajllova, imunologe në Spitalin Aleksandrovska. Në botë aktualisht po krijohen më se 140 vaksina 30 prej të cilave janë në etapë të testimit klinik. Sipas saj kjo do të thotë se iu shpresohet përgjegjës imune. Në se nuk ka përgjigja imune ndaj virusit nuk do të ishte e mundshme të krijohet vaksinë, theksoi docentja. “Në etapën e tanishme mund të bëhen konkluzione indirekte, se imuniteti zgjatet të paktën disa muaj.” Lidhur me këtë docentja Mihajllova shprehu supozimin se imuniteti duhet të zgjatet më shumë siç është te infeksionet e tjera.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e Bullgarisë Jugore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, ndërsa para mesditës dukshmëria në jug do..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu..