Këtë mëngjes gjatë ditës së 44 të protestave antiqeveritare godina e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) u bllokua nga lëvizja civile “BOEC”. Protestuesit nuk lejuan që mysafirët e televizionit të hyjnë përmes hyrjes qendrore me motivin se media publike nuk i pasqyron ngjarjet në mënyrë objektive.
Ky është aksioni i katërt nga seria “bllokadë-befasim”. Bllokadat e mëparshme u mbajtën para godinave të Ministrisë së Drejtësisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Komisionit kundër Korrupsionit.
Mbeten bllokadat në udhëkryqet kryesore në Sofje – në rajonin e “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”), të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe të sheshit “Nezavisimost” (“Pavarësia”).
Në orën 4.00 të mëngjesit policia pastroi bllokadën në urën tek Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Para kësaj një pjesë nga protestuesit në Plovdiv bënë bllokada të improvizuara dhe ndaluan lëvizjen në urë.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..