Fëmijët punojnë flamujt e kryengritjeve në punishten muze për fëmijët në qytetin Kjustendill. Tema gjatë muajit gusht i është kushtuar Luftës Çlirimtare Ruso-Turke nga periudha e viteve/ 1877-1878/, si dhe Çlirimit të qytetit Kjustendill nga sundimi osman më 29 janar 1878.
Arsyeja është beteja e Shipkës nga data 9-14 / 21-26 gusht 1877/. Mbrojtja e grykës Shipka është një nga momentet e rëndësishme nga ecuria e luftës, të cilat çojnë deri në çlirimin kaq shumë të pritur në Bullgari, thanë nga muzeu.
Fëmijët njihen me veçoritë e punimit të flamujve kryengritës, si dhe me shenjat e tyre dalluese - luani i tërbuar dhe fjalët “Liri a vdekje”. Vogëlushët mund të shikojnë nga afër dhe rripa shpatullash të uniformave të vullnetarëve bullgarë dhe ushtarëve rusë, të cilat tregojnë gradën e luftëtarit përkatës. Pjesëmarrësit kanë mundësi dhe të veshin rrobat e heronjve, që të mund të zhyten më lehtë në epokën historike.
Punishtja - muze i pret zbuluesit e rinj në oborrin e muzeut më 21 gusht nga ora 14.00 deri në orën 18.00.
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..