Rajoni i qytetit Ruse buzë lumit Danub është një sfidë e vërtetë për njerëzit me një frymë aventureske. Si mund të kaloni një fundjavë të paharruar në këtë pjesë kaq të bukur të Bullgarisë Verilindore? Ja disa nga propozimet tona:
1. Shëtisni me varkë me motor deri në ishullin “Jargavan” ose deri në Urën e Danubit
Që nga qyteti Ruse mund të gjeni varkë me motor me të cilën të arrini deri në ishullin Jargavan i cili është i mbingarkuar me shelgje dhe plepa. Gjatë muajve shumë të ngrohta të verës banuesit vendas e vizitojnë për shkak të plazhit të shkëlqyer me rërë. Një variant tjetër është të kaloni me varkë nën urën e Danubit. Ajo ngrihet në 30 metra mbi ujë dhe lidh qytetin Ruse me qytetin përballë rumun Giurgiu. Gjatë socializmit është quajtur “Ura e Miqësisë” dhe ishte e njohur si linja më e madhe ndërthurëse hekurudhore dhe për trafik të automobilave në Evropë.
2. Mund të njiheni me pasurinë e jashtëzakonshme të shpendëve të parkut natyror “Rusenski Llom”
Parku shtrihet në 20 kilometra nga qyteti Ruse dhe përfshin kanionin e lumit Rusenski Llom bashkë me mëngët e tij. Është i rrethuar me formime shkëmbore të paarritshme, shtëpia e mbi 110 lloje shpendësh. Ornitologët nga e gjithë bota vijnë këtu, që të mund të vërejnë kolonat e shqiponjave shkëmbore, të hutave egjiptiane dhe lejlekëve të zinj. Për këtë qëllim janë ndërtuar sheshe speciale të përshtatura për vërejtje.
3. Ndizni një qiri në manastirin shkëmbor Besarbovski
Ky është manastiri i vetëm veprues shkëmbor në Bullgari. Është i themeluar gjatë periudhës së shekujve 12-13 prej murgjve hezikastis si një pjesë nga një kompleks i madh manastiresh. Gjatë shekullit të 13 këtu ka jetuar Shën Dimitrij Besarbovski. Eshtrat e tij kanë qenë të zbuluara në një mënyrë të çuditshme në lumin përballë Rusenski Llom. Prandaj i gjithë kompleksi, i gdhendur lartë në shkëmbinjtë, e ka emrin e tij. Kurse pamja ndaj të gjithë luginës është e papërmbajtshme.
4. Mund të rrisnin adrenalinën tuaj duke kapërcyer shkëmbinjtë afër shtëpisë pushimore “Alpinist”
Ky është një nga itineraret më të njohura për një ngjitje shkëmbore rreth Danubit. Kullat shkëmbore ngrihen në 2 kilometra në jug nga manastiri Besarbovski, buzë brigjeve të lumit Rusenski Llom. Gjatë viteve të fundit shumë nga itineraret qenë të rinovuara me pykë të përhershme. Në qoftë se dëshironi të provoni, duhet të pajiseni me ekipin e duhur dhe të drejtoheni për ndihmë ndaj djemve nga klubi aventuresk vendas.
5. Mund të gërshetoni anën mistike të manastirit shkëmbor Ivanovski me një shëtitje me kanu nëpër lumin Çerni Llom
Lart mbi lumin Çerni Llom kanë gllabëruar hapjet e manastireve shkëmbore. Në periudhën e mesjetës ato kanë qenë shtëpi për murgjit hezikastis, të cilët kanë zgjeruar shpellat natyrore, duke i kthyer në faltore, kisha dhe vende për banim. Në ditët tona mund të shikoni një pjesë nga pikturat e ruajtura murale të kishës shkëmbore “Shën Mëria” të përfshira në listën e UNESKO-s.
Në rrëzat e saj propozohen varka për shëtitje nëpër rrjedhën e lumit Çerni Llom.
6. Mund të larmoni fundjavën tuaj me një kalim me biçikleta përgjatë lumit Rusenski Llom
Që këtu kalon korridori ndërkombëtar “Euro vello 6”, i cili përfshin disa shtete danubjane. Në Bullgari itinerari lidh qytetet danubjane Vidin dhe Silistra. Traseja përfshin dhe kureshtjet natyrore më interesante si dhe ato kulturore në rajonin e qytetit Ruse dhe nëpër lumin Rusenski Llom.
7. Mund të ndieni flladin e përjetësisë mes rrënojave të Kalasë Çerven
Ajo është ulur në një pllajë të gjerë me një pamje të përsosur ndaj fshatit të strukur poshtë nga e cila të pushon zemra dhe rrafshinën e gjerë e cila shtrihet deri tek horizonti.
Kalaja Çerven është trashëgimtare e një kalaje tjetër nga periudha e Bizantit të herrët nga shekulli i 6, por rëndësia e saj rritet pas vitit 1235, kur bëhet një seli e mitropolisë Bullgare të Çervenit. Sot nga kalaja e dikurshme kanë mbetur vetëm një pjesë nga muret, pallati i bojarëve dhe kisha e mitropolisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..