Në mëngjesin e 47 të protestës të qytetarëve me kërkesë për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit do të vendosin lule para godinës së administratës së rrethit të Sofjes. Shkasi është publikimi në Facebook i prefektit Ilian Todoroiv me fjalë ofenduese ndaj pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare. Në kryeqytet mbeten të mbyllura tri udhëkryqe kryesore – në Orllov Most, pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave.
Dje dita e 46 e protestave kaloi qetë në Sofje. Demonstruesit kaluan nga sheshi “Nezavisimost” pranë kampit të çadrave në udhëkryqin e Orllov Mostit. Ata realizuan një video-lidhje me pjesëmarrësit në protestat në Varna. Për të gjashtën mbrëmje me radhë u mbajt edhe një kontra-protestë kundër bllokimit të rrugëve kryesore në kryeqytet.
Në fundjavë u zhvilluan protesta edhe në qytete të tjera të vendit dhe të bullgarëve në shtete të ndryshme të botës – në SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Gjermani, Belgjikë, Çeki, Spanjë, Venet e Ulëta etj.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..