Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat antiqeveritare dhe kontra protestat po vazhdojnë

Foto: BTA

Ditën e 48 të protestave mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në Sofje. Protestuesit paralajmërojnë se në qoftë se Kryeministri Bojko Borisov vazhdon t’i nënvlerësojë kërkesat e tyre, më 2 shtator do të zhvillojnë një aksion të madh para Këshillit të Ministrave dhe do të organizojnë një demonstratë më drastike civile.

Ndërkaq, në një kontra protestë në kryeqytet afër Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje të pakënaqurit nga bllokadat, grumbullojnë nënshkrime, të cilat do t’i parashtrojnë në Prokurori. Ata deklarojnë se në mbrëmje përsëri do të jenë para godinës së Ambasadës së Rumanisë që të parandalojnë bllokimin e një udhëkryqi kryesor në pjesën qendrore të qytetit.

Fraksioni parlamentar i socialdemokratëve gjermanë bëri të ditur se i përkrah protestat në Bullgari. Ata i konsiderojnë si proevropiane dhe në mbrojtje të superioritetit të ligjit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krahinat perëndimore votuan besim te GERB-SDS

Bashkatdhetarët tanë nga Krahinat Perëndimore i dhanë mbështetjen më të madhe GERB-SDS, njoftoi korrespondenti i BNR në Kjustendill Kirill Falin, duke cituar rezultatet e votimit në dy seksionet në Bosilegrad dhe Caribrod.Në të dy qytetet..

botuar më 24-10-28 11.17.PD

“Aleanca për të Drejta dhe Liri” kryeson votimin jashtë vendit

Me protokolle 100% të përpunuara në KQZ në votimin jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë zgjodhën në vend të parë “Aleancën për të Drejta dhe Liri” me 22.65%. Pas tyre është koalicioni PP-DB me 20.80%, i ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 13.29%. "DPS -..

botuar më 24-10-28 10.28.PD

Votimi jashtë vendit përfundoi

Në orën 05:00 me orën bullgare, më 28 tetor, dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanada. Në SHBA kishte 53 qendra votimi, kurse në Kanada 15. Sipas informacioneve të përfaqësive tona diplomatike dhe..

botuar më 24-10-28 8.19.PD