Fshati bullgar Bërdarski Geran në Bullgarinë Veriperëndimore është i njohur si kryeqyteti i bullgarëve banatë. Kjo bashkësi e vogël katolike dallohet me jetesën e vet dhe me traditat, të cilat i ruan me rigorozitet brez pas brezi. Festat më të shumëpritura në fshat janë karnavali “Fërshangi” në fund të dimrit dhe balloja verore. Sivjet “Balloja” do të zhvillohet më 29 gusht me pjesëmarrjen e bullgarëve banatë nga vendi dhe nga jashtë.
Për ngjarjen në Bërdarski Geran priten dhe qindra miq, të cilët kanë dëshirë të afrohen deri tek trashëgimia e pasur kulturore të bashkësisë së vogël katolike. Kulmi i festës do të jetë në darkën e ditës së shtunë, kur në mejdan do të mblidhen që të gjithë pjesëmarrësit, të veshur në veshjet popullore karakteristike banatëse.Do të ketë këngë dhe vallëzime banatëse , do të jetë e pranishme dhe gjendja e shkëlqyer shpirtërore.
“Balloja” organizohet çdo vit në fund të muajit gusht. Ngjarja mbledh në vetvete të gjithë entuziazmin dhe pasionin për të jetuar të njerëzve, të cilët e krijojnë. Duke veshur veshjet popullore për disa orë, përfaqësuesit e bashkësisë banate tek ne, ndajnë bukurinë e folklorit të tyre si dhe vlerat, të trashëguara nga paraardhësit e vet.
Foto: bardarskigeran.euDita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..