Paftat janë një zbukurim tipik bullgar. Ato janë element i kostumeve popullore nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Këto dekorime prej veshjes tradicionale bullgare mund të kenë forma më të ndryshme. Janë mbuluar kryesisht me ornamentikë florale, nganjëherë edhe me aplikacione prej sedefi. Në disa pafta mund të ketë edhe motive kafshore.
Historia e paftave në trojet tona na kthen prapa në Mesjetë, kur ato e kanë treguar statusin social të burrit.Sipas zbulimeve arkeologjike afër fshatit Madara në rajon janë krijuar pafta që gjatë shekullit IX – X dhe janë prodhuar në masë gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare /1185-1396/.
Pas rrëzimit të Bullgarisë nën Zgjedhën Osmane në shekullin e XIV bullgarët humbin forcën e tyre ushtarake. Për këtë shkak paftat dalëngadalë bëhen pjesë e kostumit femëror, duke i shndërruar në mbrojtëse të pjesës më të rëndësishme femërore – organet e lindjes.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII në paftat ka madje elemente të stilit të barokut, ndërsa në disa prej tyre janë pikturuar skena biblike – Krishtlindja, Ungjillëzimi i Hyjlindëses, Ngjallja e Krishtit.
Mirëpo, në fillim të shekullit të XX kostumet popullore fillojnë të sprapsen para veshjes moderne të qytetit, që të zënë një vend të denjë në muze, ose në dollapët e gjysheve tona.
Më shumë hollësi për këtë element origjinal dekorativ prej veshjes tradicionale bullgare mund të mësoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Mesazhet e fshehura të paftave bullgare
Foto: arkiv, botevgrad.comNë ditën e pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit, kur apostujt u mblodhën së bashku, papritmas nga qielli u dëgjua një zhurmë si ajo e një ere të fuqishme që fryn me shpejtësi, dhe kjo zhurmë mbushi tërë shtëpinë ku ishin të mbledhur apostujt. U..
Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e shpirtrave të të dashurve tanë të ndjerë, të krishterë ortodoksë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë..
Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe..
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë"..