Paftat janë një zbukurim tipik bullgar. Ato janë element i kostumeve popullore nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Këto dekorime prej veshjes tradicionale bullgare mund të kenë forma më të ndryshme. Janë mbuluar kryesisht me ornamentikë florale, nganjëherë edhe me aplikacione prej sedefi. Në disa pafta mund të ketë edhe motive kafshore.
Historia e paftave në trojet tona na kthen prapa në Mesjetë, kur ato e kanë treguar statusin social të burrit.Sipas zbulimeve arkeologjike afër fshatit Madara në rajon janë krijuar pafta që gjatë shekullit IX – X dhe janë prodhuar në masë gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare /1185-1396/.
Pas rrëzimit të Bullgarisë nën Zgjedhën Osmane në shekullin e XIV bullgarët humbin forcën e tyre ushtarake. Për këtë shkak paftat dalëngadalë bëhen pjesë e kostumit femëror, duke i shndërruar në mbrojtëse të pjesës më të rëndësishme femërore – organet e lindjes.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII në paftat ka madje elemente të stilit të barokut, ndërsa në disa prej tyre janë pikturuar skena biblike – Krishtlindja, Ungjillëzimi i Hyjlindëses, Ngjallja e Krishtit.
Mirëpo, në fillim të shekullit të XX kostumet popullore fillojnë të sprapsen para veshjes moderne të qytetit, që të zënë një vend të denjë në muze, ose në dollapët e gjysheve tona.
Më shumë hollësi për këtë element origjinal dekorativ prej veshjes tradicionale bullgare mund të mësoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Mesazhet e fshehura të paftave bullgare
Foto: arkiv, botevgrad.comMë 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..
Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..
Më 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë"..