Paftat janë një zbukurim tipik bullgar. Ato janë element i kostumeve popullore nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Këto dekorime prej veshjes tradicionale bullgare mund të kenë forma më të ndryshme. Janë mbuluar kryesisht me ornamentikë florale, nganjëherë edhe me aplikacione prej sedefi. Në disa pafta mund të ketë edhe motive kafshore.
Historia e paftave në trojet tona na kthen prapa në Mesjetë, kur ato e kanë treguar statusin social të burrit.Sipas zbulimeve arkeologjike afër fshatit Madara në rajon janë krijuar pafta që gjatë shekullit IX – X dhe janë prodhuar në masë gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare /1185-1396/.
Pas rrëzimit të Bullgarisë nën Zgjedhën Osmane në shekullin e XIV bullgarët humbin forcën e tyre ushtarake. Për këtë shkak paftat dalëngadalë bëhen pjesë e kostumit femëror, duke i shndërruar në mbrojtëse të pjesës më të rëndësishme femërore – organet e lindjes.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII në paftat ka madje elemente të stilit të barokut, ndërsa në disa prej tyre janë pikturuar skena biblike – Krishtlindja, Ungjillëzimi i Hyjlindëses, Ngjallja e Krishtit.
Mirëpo, në fillim të shekullit të XX kostumet popullore fillojnë të sprapsen para veshjes moderne të qytetit, që të zënë një vend të denjë në muze, ose në dollapët e gjysheve tona.
Më shumë hollësi për këtë element origjinal dekorativ prej veshjes tradicionale bullgare mund të mësoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Mesazhet e fshehura të paftave bullgare
Foto: arkiv, botevgrad.comEkspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..