Mbrëmjen e 53 vazhdojnë protestat në Bullgari. Në qendrën e kryeqytetit mbeten të bllokuara tri udhëkryqet kryesore – Universiteti i Sofjes, Ura e Shqiponjave, sheshi “Pavarësi”. Nata kaloi qetë në kampet me tenda, transmetoi BNR.
Në qytetin Varnë udhëkryqi para bashkisë mbetet e bllokuar nga kampi me tenda.
Në rrjetet sociale bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit vazhdojnë të përkrahin protestat. Në orën 12.00 ata për herë të radhës u grumbulluan para godinës së Parlamentit Evropin në Bruksel me kërkes për dorëheqjen e kabinetit Boorisov 3 dhe të Kryeprokurorit dhe për superioritet të ligjit. Më 31 gusht bashkatdhetarët mblidhen para Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje.
“Është koha që liderët evropianë të hapin sytë e tyre!” theksohet në thirrjen e bashkatdhetarëve. “BE mund të kontrollojë për zgjedhje të pandershme jashtë bashkimit si për shembull zgjedhjet e fundit në Bjellorusi. Në të njëjtën kohë në një shtet anëtar të bashkimit në të cilin ka shkelje sistematike dhe shpërdorime me procesin elektoral akte të tilla mbeten pa u komentuar”, theksohet në thirrje.
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..