Ditën e 54 të protestave në Bullgari me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit mblidhen para përfaqësisë së Komisionit Evropian në lidhje me aksionin e planifikuar prej tyre “Hapja në masë e syve”. Më këtë aksion të pakënaqurit kërkojnë që liderët politikë evropianë të shpallin pozitën e tyre të qartë, sepse sipas protestuesve udhëheqja e Kryeministrit Bojko Borisov shkakton krizë institucionale në vend, transmetuan reporterët e BNR-së.
Pasi DPS shpalli pozitën e vet kundër projektit të GERB-it për ndryshime në Kushtetutë dhe thirrjes së Kuvendit të Madh Popullor organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” shpallën pozitën e vet për dorëheqje të shpejtë të qeverisë së Bojko Borisovit, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme.
Sipas protestuesve ka një demokraci të rreme dhe mjete të shumta për projekte të mëdha infrastrukturore gjenden në xhepat privatë.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në kryeqytetin e Sofjes – në Orllov Most, midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave dhe pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit".Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes Intensiv dhe Mjekësi Emergjente "Pirogov" Dr. Valentin Dimitrov, duke shprehur mirënjohje për shpëtimin..
Në orën 12:00, nën tingujt e sirenave dyminutëshe, qytetarët në të gjithë vendin i bënë homazh kujtimit të Hristo Botevit dhe të atyre që vdiqën për lirinë e Bullgarisë, duke qëndruar në vend. Më herët gjatë ditës, mijëra njerëz u ngjitën në majën..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës u referua për një kartel të mundshëm të “Lukojl” me karburantet nga Deljan Peevski, njoftoi qendra e shtypit e "DPS - Fillimi i Ri". Referenca kërkon një shqyrtim të thelluar të aktiviteteve dhe veprimeve të..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Mbështetësit e ruajtjes së levës në Bullgari pas vitit 2026 dhe Ministria e Brendshme nuk pajtohen për numrin e njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës u referua për një kartel të mundshëm të “Lukojl” me karburantet nga Deljan Peevski, njoftoi qendra e shtypit e..