Ditën e 55 të protestave në qendër të Sofjes u përhapën kërcënime për vdekje. Nën fshesat e xhamit të shumë automjeteve ishin vendosur pusulla me mbishkrime “Dorëheqje ose arkivol!” Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për aksion të pjesëmarrësve në protestat antiqeveritare, ose për provokacion ndaj protestuesve, transmetoi një korrespondent i BNR-së. Televizioni NOVA tregoi gjithashtu një kukull të varur në një urë mbi një bulevard qendror. Një kukull të varur ka pasur dje edhe në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Tri udhëkryqe kryesore në kryeqytet mbeten të bllokuara.
Organizatorët bëjnë thirrje për organizimin e një kryengritjeje kundër pushtetit më 2 shtator.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..