Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva bëri të ditur se Bullgaria do të iniciojë një debat në BE për miratimin e kritereve unike për kontroll të kufijve të brendshëm të BE-së në kushtet e pandemisë së koronavirusit, bëri të ditur zyra e shtypit e MPJ-së bullgare.
Në takimin tradicional me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bullgarisë përtej kufirit Zaharieva u bëri thirrje ambasadorëve për të punuar mbi këtë detyrë.
“Ne në BE arritëm të aplikojmë kritere për vende të treta, por në të njëjtën kohë në kuadrin e BE-së mungojnë kritere për kufijtë e brendshëm”, tha Zaharieva. Sipas fjalëve të saj rregullat unike për kontroll të kufijve të brendshëm duhet të jenë të qarta dhe publike, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..