Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për sjelljen në plazh dhe sesi ndryshon moda e rrobave të banjës në Bullgari

Qyteti Varna priti turistët e vet të parë në fund të shekullit të 19 me rregulla të përpikta për sjellje

Foto: Agjencia Shtetërore – “Arkivat”

Vendpushimi i parë detar bullgar Varna akoma që në lashtësi i ka tërhequr vizituesit jo vetëm me ajrin e vet detar dhe rërën e artë, por dhe me burimet e veta shëruese. Termat romake, të cilat gjenden në afërsi me portin, në fakt janë banjat më të mëdha minerale në Ballkan dhe të katërta për nga madhësia në Evropë. Ato  janë përdorur në mënyrë aktive deri në fund të shekullit të 3 kurse sot pishina me përmasa olimpike në qytetin Varna, pjesë nga kompleksi i notimit “Primorski”, përdor pellgun ujëmbledhës i cili i ka furnizuar me ujë mineral përpara rreth 2000 vjetëve. Sipas romakëve funksionet e qytetit si një qendër balneologjie pak nga pak shuhen, që të marrin pamjen e vendpushimit më të preferuar detar në Ballkan mijëvjeçarë të tërë më vonë. Në ditët tona, termat novatore për kohën e vet po vazhdojnë t’i çudisin arkitektët me ndërtimin e përsosur të pajisjeve hidraulike.

Në fund të shekullit të 19 banjat detare vijnë në modë në Evropë dhe gjatë vitit 1889 fillon ndërtimi i dhomave të para për tu ç’ veshur në Varna.  Ka pasur një ndarje të rreptë të pjesës për gra dhe për burra, kurse vetë kabinat kanë qenë të montuara mbi shina hekuri mbi det. Ato kanë qenë të mbërthyer thellë në fundin e detit, larg nga vështrimet kureshtare, ku me bregun i ka lidhur një urë.


Në fillim fare burrat dhe gratë në plazh kanë qenë të ndarë, kurse kostumet e banjës kanë mbuluar duart dhe këmbët: “Bullgarët kanë menduar se është amorale të shkohet në plazh-sqaron Trajan Dimitrov nga Muzeu Regjional Historik në qytetin Varna. Përveç kësaj pjesa më e madhe e meshkujve, si dhe në Evropë, kanë qenë me pantallona të gjatë, me rrip dhe tokëz.


Më vonë pantallonat bëhen treçerekëshe dhe pak nga pak fillojnë të shkurtohen, por stofi vazhdon të jetë i trashë prej leshi, ose prej doku. Për gratë ka qenë  e papranueshme të jenë pa rrobe dhe prandaj ato kanë mbajtur ose kostum banje të tërë /një trupor/, ose të tilla të cilat u përngjajnë këmishëve të  brendshme të ditës. Plazhi ka qenë i ndarë për burrat dhe për gratë dhe ka qenë e ndaluar që ata të hyjnë bashkë në det. Ka pasur dhe xhandar i cili ka ndjekur për respektimin e rendit dhe moralit”.  

Бански костюми от 30-те години на ХХ век

Me ardhjen e të huajve, veset pak nga pak kanë ndryshuar, kurse pushuesit kanë qenë gjithnjë e më të ç’ veshur. Pikërisht në këtë periudhë, gjatë viteve 20 dhe 30  të shekullit të 20, zhvillohet dhe konkursi “Mbretëresha e plazhit”. Në të kanë marrë pjesë më tepër gra të huaja ose kryeqytetase, por jo banuese të qytetit Varna, sepse në qytet e kanë konsideruar konkursin si jo moral.


Në të njëjtën kohë në Varna paraqiten dhe kazinotë e para dhe dëfrimet e ndryshme të plazhit, ku është mbledhur elita e Sofjes. Në bregdetin tonë kanë ardhur më tepër çekë, polakë dhe hungarezë, të cilët kanë thyer stereotipat morale. Kështu për shembull, që të zhduket ndarja midis burrave dhe grave në plazh, gjatë viteve 30 turistët e huaj janë mbledhur para bashkisë në qytetin Varna. Ata kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë qytetin dhe Bullgarinë si një destinacion turistik dhe drejtuesit vendas janë sprapsur. Duke filluar  nga pjesët e mbuluara të trupit, duke kaluar përmes epokës së monokineve në fund të viteve 80, po arrijmë në ditët e sotme, ku nëpër plazhin e Varnës përsëri do të shikoni meshkuj me pantallona të gjata deri tek gjuri dhe gra me modele  të stilit të viteve 70 të shekullit të kaluar.

Смесеният плаж във Варна

“Në vitet 70 kostumet e lehta për plazh të cilat hidhen si batanije, kenë qenë  shumë në modë dhe tani kthehen përsëri. Shpesh shikojmë gra me kostume banje të një trupi, por natyrisht më provokuese nga këto nga e kaluara. Mbase deri diku retro-moda përsëri po kthehet”.

Përpiloi : Darina Grigorova /në bazë të materialeve të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare/ 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR-arkiv, BGNES, Agjencia Shtetërore – “Arkivat”, Biblioteka Regjionale “Penço Sllavejkov” - Varna




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD