Sesioni vjeshtor i Legjislaturës së 44 të Kuvendit Popullor filloi stuhishëm. Tension kishte si përpara godinës së Parlamentit, ku një orë më parë kishte një përplasje midis protestuesve kundra drejtuesve në vend dhe trupave të xhandarmërisë, kështu dhe në sallën plenare.
Kreu i shtetit Rumen Radev iu drejtua deputetëve. Dalja e tij në tribunë u prit me fjalët e brohoritura “Dorëheqje” dhe ikje nga ana e grupit parlamentar të partisë drejtuese GERB dhe të partisë opozitare “Volja”.
“Unë nuk jam në ndonjë emocion të madh se jam në Kuvendin Popullor gjatë një situate të tillë, tha udhëheqësi i shtetit dhe shtoi se, ikja është treguese për një mungesë të dialogut dhe se përse njerëzit sot janë në rrugë”.
“Nuk kemi rrugë tjetër për të dalë nga bllokimi i shtetit përveç asaj paqësore, përveç aktit normal politik të dorëheqjes gjatë humbjes së besimit”. Pres që parlamenti të mos hyjë në rolin e një personeli shërbyes më shumë të kryeministrit. Jo mungesa e një kushtetute të re i nxori njerëzit në rrugë, por mungesa e një modeli në drejtim, minimi i bazave të shtetësisë dhe korrupsioni”, theksoi udhëheqësi i shtetit.
Mbledhja e parë e deputetëve vazhdoi me deklaratat tradicionale politike të partive të përfaqësuara në parlament. Sesioni i tanishëm parlamentar do të jetë i fundit për Legjilaturën e 44 të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Pritet që zgjedhjet e rregullta parlamentare të zhvillohen gjatë marsit të vitit 2021. Por, ja dhe se cilat do të jenë prioritetet në punën e përfaqësuesve të zgjedhur popullorë deri atëherë:
“Do të duhet të ndjekim procedurën për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, që nga pozita e super-legjitimitetit të caktojë rrugën e zhvillimit të Bullgarisë” , tha nga tribuna kryetarja e grupit parlamentar e partisë drejtuese GERB Daniella Daritkova. Në lidhje me protestat përpara godinës së Parlamentit ajo theksoi: “Nuk duam që t’i kthejmë bullgarët njëri kundër tjetrit”. Asnjë nuk mund të përvetësojë realizimin e sovranitetit popullor, deklaroi Daritkova dhe drejtoi kritika të ashpra kundra udhëheqësit të shtetit Rumen Radev, i cili e përkrah protestën antiqeveritare.
Në emër të grupit të Partisë Socialiste Bullgare për Bullgarinë, Kornelia Ninova vizatoi tri hapa për të dalë nga kriza politike-“votimme makinë, dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të sinqerta”. Nuk do të përfitojmë nga një mandat i dhënë për krijimin e kabinetit në këtë parlament. Për ne ky parlament është i delegjitimuar dhe ka një detyrë të vetme-votim me makinë dhe shpërbërje, tha Ninova. “Deri këtu u arrit si rezultat të drejtimit dhjetëvjeçar të korruptuar, jo kompetent, në prapaskenë të Bojko Borisovit. Tani, që të mund të shpëtojë me çdo kusht, ai propozon ndryshim në Kushtetutë”, tha akoma liderja e Partisë Socialiste Bullgare dhe drejtoi apel të mos të lejohet dhunë gjatë zhvillimit të protestave.
Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Mustafa Karadajë deklaroi se, lëvizja këmbëngul për dorëheqje të qeverisë dhe të presidentit, meqenëse lufta midis institucioneve solli krizën politike. Që të mund të shpëtojë shteti Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë këmbëngul për formimin e një kabineti ekspert antikrizë, i cili të zhvillojë masa antikrize dhe zgjedhje të lira e të sinqerta.
Në emër të “Patriotëve të Bashkuar” Boris Jaçev deklaroi se, do të marrin një pjesëmarrje të denjë në debatin mbi projektin e Kushtetutës së re, me ide të veta dhe propozime konkrete: “Projekt ky i cili do të shikohet nga Kuvendi i Madh i Ardhshëm Popullor”. Jaçev nënvizoi se puna kryesore e deputetëve nga grupi do të jetë rritja e të ardhurave dhe shtimi i pensionit minimal në 150 euro që nga janari i vitit 2021. “Që të gjitha këto prioritete janë vlera e mbetjes të “Patriotëve të Bashkuar” në këtë drejtim, tha deputeti.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..