Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e tensionit gjatë protestës në Sofje

| rinovuar më 20-09-02 11.44.MD
Foto: BGNES

Pas një dite të tërë të protestave, me përleshje, njerëz të helmuar me gaz dhe të arrestuar, ditën e 56 të protestave antiqeveritare në Sofje pas orës 21 tensioni u rrit edhe më shumë. Bomba të vogla, vezë, shishe plastike dhe pllaka guri fluturonin drejt kordonit të policëve, i cili ruante hyrjen e ish-Shtëpisë partiake të Partisë Komuniste Bullgare – sot godina kryesore e Kuvendit Popullor. Para një reporteri të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) një përfaqësues i protestuesve deklaroi se kjo është vepër ekstremiste. Para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) një prej organizatorëve të protestës – avokati Nikollaj Haxhigenov, gjithashtu deklaroi se ndoshta ndër protestuesit ka provokatorë. Disa prej protestuesve përpiqen t’i ndalojnë ata të cilët i qëllojnë policët, që ta parandalojnë një rritje edhe më të madhe të tensionit. Policët dolën para kordonit me flamuj të valëvitur bullgarë.

Protestuesit thërrasin “kriminelë” dhe “mafi”. Organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” i dhanë qeverisë një afat deri në mëngjes për të dhënë dorëheqje. Arman Babikjan u bëri thirrje protestuesve për të qenë nesër në orën 9 në sheshin “Nezavisimost” /“Pavarësi”/ në qendër të Sofjes që ta shprehin pakënaqësinë e vet.

Në orën 23.00 në rajonin e protestës u pozicionua armë ujore. Ivajllo Ivanov, kryesekretar i MPB-së, deklaroi se gjatë protestave të sotme janë dëmtuar mjaftë policë. Informacioni për numrin e tyre ende po përgjithësohet. Ivanov ripohoi se rritja e tensionit është shkaktuar nga grupe tifozësh të futbollit. “Përpiqemi të jemi të paanshëm, të sillemi në mënyrën më të mirë, por thënë sinqerisht sot të gjithë e tepruan”, tha kryesekretari i MPB-së. Ai deklaroi se ishte marrë vendim për të mos pasur konflikte me protestuesit. Kishte sinjale për provokacione, prandaj ishte siguruar një numër më i madh policësh.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më shumë se 40 shtëpi botuese bullgare marrin pjesë në festivalin “Me një libër në plazh” në Burgas

Mbi 40 shtëpi botuese dhe më shumë se 30 takime me autorë do të zhvillohen gjatë festivalit “Me një libër në plazh” 2025, i cili do të mbahet në Burgas, nga 13 deri më 17 gusht, përgjatë shëtitoreve përpara Qendrës Ekspozuese “Flora”. Programi i..

botuar më 25-08-13 5.40.PD

Parashikimi i motit për 13 gushtin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në Sofje - 18°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në Rrafshin e Danubit dhe në rajonet lindore të vendit - erë e moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat..

botuar më 25-08-12 7.35.MD

Gjithnjë e më shumë kompani në Bullgari kërkojnë licenca për veprimtari me armë

Po rritet numri i kompanive që kërkojnë licenca për veprimtari me armënga Komisioni për Kontrollin e Eksportit dhe Mospërhapjen e Armëve të Shkatërrimit në Masë. Këtë e tregon raporti i komisionit pranë ministrit të ekonomisë për vitin 2024, njofton..

botuar më 25-08-12 7.28.MD