Pushtetarët thirrën në Parlament Ministrin e Brendshëm Hristo Terzijski me rastin e rritjes së tensionit të protestave në Sofje, kur u lënduan shumë policë dhe qytetarë.
Duam përkrahje të plotë për veprimet e policisë, deklaroi në emër të partisë në pushtet GERB deputeti Toma Bikov. “Pas ngjarjeve të djeshme nuk do të japim dorëheqje..., sepse në qoftë se e bëjmë kjo do të thotë se çdo një qeveri e ardhshme mund të rrëzohet nga përfaqësues të botës kriminale”, shtoi Bikov.
Ky pushtet mbështetet tek mburojat e policisë, u përgjigjën në një kontra-deklaratë nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe kërkuan që Kryeministri Bojko Borisov të shkojë në Parlament, që të përgjigjet për ngjarjet.
Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..