Me thirrje “dorëheqje” protestuesit përsëri bllokuan trafikun urban para Parlamentit në qendër të Sofjes, transmetoi BNR.
Ministri i Brendshëm Hristo Terzijski shpjegoi para deputetëve se pas rritjes së tensionit natën me të gdhirë 3 shtatori policia duhej të reagonte. U konstatua se në kampet e çadrave ruhen sende të rrezikshme dhe kjo ishte shkaku që në orën 3.00 të fillojnë veprime për heqjen e tyre. 10 kamionë me mbeturina, ndër të cilat tulla, hekur, pllaka guri etj., janë transportuar nga kampet e çadrave në Sofje, bëri të ditur para BNR-së Krasimir Dimitrov – shef i drejtorisë “ndihma avarie dhe prevencë” në Bashkinë e Kryeqytetit. Po përshkruhen dëmet në sheshin “Nezavisimost” (“Pavarësi”).
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..